8 piktorë nga Ulqini sollën bukuritë dhe traditat e këtij vendi me gjuhën e pikturës, ne Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars.
Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë”, sjell një atmosferë krejt të veçante të qytetit bregdetar me një histori të lashtë, kështjella, por nuk mungon edhe peizazhi urban dhe portretizimi i bukurisë femërore së bashku me traditat e këtij vendi .Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu tha se ne shqiptarët vuajmë për shumë gjëra, por arti është integruar më herët se vetë vendet tona.
Piktorët e Ulqinit nuk sjellin vetëm dritën e qytetit, por dhe një atmosferë moderne piktoreske sipas kritikut të artit Josif Papagjoni
Një tjetër element që i bën përshtypje është prania e gruas kudo në pikturë.
Ekspozita “Piktorët Ulqinakë në Tiranë” u organizua nga Instituti i Librit dhe Promocionit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Organizata Turistike Ulqin dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 31 Mars 2019, në sallën e madhe të ekspozitave pranë Muzeut Historik Kombëtar./abcnews.al
Ekspozita “Piktoret Ulqinake ne Tirane” sjell atmosfere |ABC News Albania | |
| 4 Likes | 4 Dislikes |
| 155 views views | 36,389 followers |
| Entertainment | Upload TimePublished on 23 Mar 2019 |
No comments:
Post a Comment